Bexheti: Qeveria duhet të funksionoj teknikisht e jo të merr vendime strategjike


       
Shkup, 19 Shtator, 2016 - 15:49 (META) 

LSDM konsideron se në më pak se tre muaj deri në zgjedhjeve, pushteti po tenton të bëj një prej tenderëve më korruptiv dhe më skandaloz dhe gjatë fushatës parazgjedhore të jep koncesione për 30 vite.

Në këtë moment,  qeveria nuk ka kurrfarë pengesa ligjore që të zbatoj vendime të mëdha strategjike siç janë koncesionimi i gazsjellësit apo miratimi i buxhetit.

Në pakon e ligjeve që Kuvendi i miratoi në fund të vitit të kaluar, pas Marrëveshjes së Përzhinës, një asnjërin prej tyre, nuk parashihet Qeveria para zgjedhjeve të mos të caktoj tenderë dhe thirrje publike për projekte të mëdha, përkundër periudhës kur zgjedhjet tanimë do të jenë të caktuara ndërsa Kuvendi i shpërndarë. Atëherë, Qeveria do të mund thjeshtë t’i kryej obligimet e rregullta, siç është pagesa e pagave, pensioneve, subvencioneve të rregullta dhe asistencë sociale.

Por, edhe krahas mundësive ligjore, profesori Abdulmenaf Bexheti thotë se nuk rekomandohet qeveri “teknike” me përbërje të këtillë, të debatoj për çështje strategjike që nuk kanë karakter teknik.

“Po futen në proces në të cilin e dinë se nuk do të bëjnë asgjë dhe në fund do të bëhet cirk. Është e pamundur parlamenti me këtë përbërje të miratoj dokumentin më të rëndësishëm për shtetin apo buxhetin për vitin 2017-të. Kanë qasje joserioze ndaj projekteve serioze kapitale. Por, konsideroj se është defokusim i vëmendjes që ju si gazetarë dhe ne si analistë, të merrem me këto çështje” thotë Bexheti për “Meta”.

Eksperti i energjetikës, prof. Konstantin Dimitrov, thotë se fakti që tani është vendosur të realizohet tender për ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit të gazit natyror nuk do të thotë asgjë sepse procesi i vendimmarrjes së borxhit gjegjësisht do të kalojnë të paktën 6 muaj dhe sigurisht nuk do të përfundoj deri në zgjedhje.

“Do të ketë definim të kushteve teknike, do të ketë propozime nga kompanitë, do të ketë dialog për tenderin mes kompanive dhe ky proces mund të zgjat mbi 6 muaj. shpallja e tenderit është para 2 viteve, por dështoi sepse shumë gjëra ndryshuan si për shembull çmimi i energjisë si dhe kushtet në teren” thotë Dimitrov për “Meta”.