fbpx

Besimi në mediat në Maqedoni ndër më të ulëtit në Evropë

-

Sipas raportit të ri të Unioni Transmetues Evropian, besimi në media te qytetarët e Maqedonisë është në shkallën pothuajse më të ulët, shkallë e cila ka rënë pesë  vitet e fundit.

Në analizën që bazohet në raportin e 88 të Eurobarometër, thuhet edhe se besimi i ulët i qytetarëve maqedonas në media është në lidhje të ngushtë edhe me indeksin për lirinë e mediave të përpunuar nga “Fridom Haus”. Kështu, sipas indeksit të fundit, Maqedonia është në vendin e parafundit në Evropë, para Turqisë, ndërsa në pikëpamje të besimit në mediat transmetuese është më mirë nga Serbia dhe Greqia.

Screenshot2

Sipas përqindjes së mosbesimit ndaj mediave në përgjithësi, Maqedonia është e dyta në Evropë, së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, ku madje 52 për qind e popullatës nuk u beson mediave. Gjendja më keq është në Maltë, ku mosbesimi përfshin 53 për qind.

Kur bëhet fjalë për besimin e opinionit në kategoritë e ndryshme në media, në Maqedoni më shumë u besojnë televizioneve, pastaj radiove, portaleve dhe faqeve të ndryshme të internetit, ndërsa besimi në mediat e shtypit është më i ulët.

Në nivel evropian, besim më të lartë kanë radiot me 59 për qind, pastaj televizionet me 51 për qind, mediat e shtypit me 47 për qind, interneti me 34 dhe rrjetet sociale me 20 për qind.

Screenshot3

Në pikëpamjen e besimit në radio, Maqedonia është vendi i fundit me vetëm 28 për qind, ndërsa procesi i mosbesimit është 67 për qind. Në periudhën prej vitit 2012 deri 2017 besimi në radio ka rënë shumë.

Kur bëhet fjalë për televizionet, në Maqedoni kanë besim te 49 për qind e popullatës. Në përudhën prej vitit 2012 deri 2017 pothuajse nuk ka shumë ndryshim në përqindje.

Sa i përket mediave të shtypit, Maqedonia sipas mosbesimit është e dyta në Evropë, gjegjësisht vetëm 24 për qind e qytetarëve u besojnë, ndërsa 63 për qind nuk kanë besim në to. Para nesh qëndron vetëm Mbretëria e bashkuar, me 23 për qind besim dhe 73 për qind mosbesim. Pesë vitet e fundit besimi në to ka rënë shumë, gjegjësisht më shumë se 10 për qind, ndërsa situata është e njëjtë edhe në Serbi, Malin e Zi dhe Sllovaki.

Screenshot4

Sa i përket mediave të internetit, Maqedonia sipas besimit është diku në mes të listës së vendeve evropiane, me 37 për qind besim dhe 47 për qind mosbesim. Ky besim në periudhën prej vitit 2012 deri 2017 ka rënë, gjegjësisht për më shumë se 10 për qind, ndërsa e njëjtë është gjendja edhe në malin e Zi, Rumani, Sllovaki, Çeki, shtetet Baltike, Finlanda, Zvicra, Danimarka, Holanda, Francë dhe Kombet e Bashkuara.

Screenshot6

 

Në rrjetet sociale në Maqedoni besim kanë 30 për qind të qytetarëve dhe është në vend e nëntë. Këtë listë e kryeson Shqipëria me 42 për qind besim, pastaj Turqia me 39, Bullgaria me 37 për qind, ndërsa Kroacia ka 32 për qind besim. Mosbesimi në Maqedoni ndaj mediave sociale përfshin 53 për qind.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.