fbpx

Bërns: Qeveria dhe partitë të përmbahen nga sulmet ndaj organizatave civile

-

Shefja e misionit amerikan në OSBE, Kejt Bërns, sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë i ka përsëritur ministrit të jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposkit se SHBA-të janë të shqetësuar për situatën politike në Maqedoni dhe se vazhdojnë prej së afërmi të ndjekin zhvillimin e ngjarjeve.

“SHBA edhe më tej janë të dëshpëruar që presidenti Ivanov refuzoi t’u jep mundësi deputetëve me shumicë të qartë që të formojnë Qeveri të re. Edhe më tej besojmë se kjo nuk është sipas angazhimeve të OSBE-së, sipas parimeve themelore të demokracisë dhe sundimin e së drejtës. Si partner strategjik dhe mik i Maqedonisë, por edhe me respektimin e plotë të sovranitet dhe unitetit, SHBA i bëjnë thirrje presidentit që të rishqyrtoj vendimin”, deklaroi Bërns në mesazhin e saj për Poposkin.

Ajo vuri në dukje se Uashington thirr Qeverinë, liderët politik dhe partitë politike që të përmbahen nga sulmet ndaj organizatave civile dhe të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për individët dhe institucionet e pavarur në punën e tyre si dhe të evitojnë retorikën që nxit tensione.

“Njëkohësisht, fqinjët e Maqedonisë duhet të tregojnë maturi dhe të jenë konstruktiv gjatë ndjeshmërisë politike në vend”, vuri në dukje më tej ambasadorja e SHBA-së në OSBE.

Ajo shtoi se SHBA i bashkëngjitet thirrjes së sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së për zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe përsëriti qëndrimin e Amerikës se të gjitha partitë në Maqedoni duhet në rend të parë t’i vendosin interesat e shtetit dhe qytetarëve dhe t’i zbatojnë obligimet që dalin nga Marrëveshja e Pëzhinës.

“Kriza politike mund të zgjidhet vetëm përmes respektimit të ligjeve të vendit dhe obligimeve ndërkombëtare si dhe përmes respektimit të vullnetit të popullit, që është shprehur lirshëm përmes proceseve demokratike, përfshirë edhe zgjedhjet e dhjetorit vitin e kaluar, në frymën e inkluzivitetit dhe bashkëpunimit ndëretnik”, tha Bërns.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.