fbpx

Bejta- Timonie: Nevojitet formimi i shpejtë i Qeverisë së re

-

Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie dhe kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta pas takimit të sotëm që u mbajt në godinën e komunës së Gostivarit, porositën se nevojitet sa më shpejtë të formohet Qeveria.

Pas takimit ku është biseduar për gjendjen aktuale politike në vend, Timonie tha se shteti nuk është në krizë, por se nuk duhet humbur kohë.

“Nuk ka nevojë të dramatizohen punët, shteti nuk është në krizë. Megjithatë, ne si ambasadë ngelim në qëndrimin se s’duhet humbur kohë, duhet të formohet Qeveria sa më shpejtë dhe vendi të vazhdojë me përpjekjet për përforcimin e paqes, demokracisë dhe lirisë. Të prirë nga përvojat e kaluara, ne si shoqëri nuk duhet të mbështesim krijimin e klaneve, por se të japim kontribut qytetarët të jenë në vend të parë”, deklaroi Timonie.

Kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta tha se liria, drejtësia dhe barazia në Maqedoni varen nga formimi i qeverisë së re.

“Nevojitet sa më shpejtë të formohet qeveria, këtë e dëshiron shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Kjo nevojitet për drejtësinë, lirinë dhe barazinë e qytetarëve tanë si dhe për përforcimin e demokracisë” deklaroi Bejta.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.