!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

BE pret “formim të shpejtë të koalicioni të gjerë qeveritar” dhe mbështetje për PSP-në


       
Bruksel, 9 Janar, 2017 - 21:36 (META) 

Brukseli pret formimin e shpejtë të koalicionit të gjerë qeveritar si dhe të mundësohen të gjitha kushteve për funksionimin e punës së PSP-së, thotë për “Meta” zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq pas deklaratës së liderit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski se nuk do të pajtohet për vazhdimin e mandatit të Speciales.

“BE shpreson të formohet së shpejti koalicion i ri i gjerë qeveritar (a new “broad-based” government) dhe e presim programin e tij. Zbatim të vazhdueshëm të të gjitha pjesëve të Marrëveshjes së Përzhinës dhe prioritete urgjente reformuese janë kyçe në këtë drejtim. PSP është pjesë përbërëse e Marrëveshjes së Përzhinës dhe patjetër t’i mundësohen kushtet dhe t’i ofrohet koha e nevojshme që ta kryej punën e rëndësishme që e ka filluar” thotë Kocijançiq për “Meta”.

Nikolla Gruevski sot nga presidenti Gjorgje Ivanov mor mandatin për formimin e Qeverisë.

Në intervistën e sotme për “Dnevnik”, kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski tha se VMRO DPMNE nuk do të pajtohet që të vazhdohet afati i Speciales dhe se me prolongimin e Speciales sigurisht që do të prolongohet kriza”.

“Gjithë këtë e them që të shpjegoj se nuk ka nevojë juridike ose esenciale që të vazhdohen ato 18 muaj nga mandati i PSP-së, por ka nevoja politike të faktorëve të jashtëm për shkak të realizimit të synimeve të tyre. Ideja për prolongimin e 18 muajve nuk rrjedh nga PSP. Këtë e di, nuk e supozoj. Për këto arsye ne sollëm vendim se VMRO DPMNE nuk do të pajtohet për vazhdimin e afatit të Speciales dhe këtë disa herë e kemi sqaruar” shton më tej kreu i DPMNE-së.