fbpx

BDI dhe Aleanca nuk tregojnë qëndrimin për propozimet e LSDM-së

-

Takimi i nënkryetarëve të BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët përfundoi, por asnjëri nga përfaqësuesit e dy partive politike nuk njoftoi detaje nga bisedat dyorëshe. Ata nuk zbuluan çfarë propozime përmban dokumenti i dërguar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev e as nëse janë të pranueshme për ta.

Edhe nga BDI edhe nga Aleanca njoftuan se “kanë biseduar për platformën e përbashkët”.

“Takimi i sotëm është takim i grupeve të punës në frymën e platformës për bashkëpunimin e partive shqiptare. Haptazi folëm për ato pika që konsiderojmë se janë të rëndësishme dhe që e afrojnë Maqedoninë drejt BE- së dhe NATO-s”, tha Teuta Arifi.

Me qëndrim të ngjashëm doli edhe Arben Taravari, i cili shtoi se është shumë me rëndësi të zbatohen të gjitha pikat e platformës së përbashkët.

“Shqyrtuam të gjitha pikat e platformës së partive shqiptare. Për ne si Aleancë është e rëndësishme që të realizohen të gjitha pikat e platformës pa marrë parasysh kush do të jetë në kombinim për qeverinë e ardhshme. Për hapat e ardhshëm do të përgjigjen liderët tanë”, tha sekretari i LR- PDSH, Taravari.

Sot para takimit, nga BESA njoftuan se deri më tani s’kanë marrë kurrfarë ftesë për takim as nga BDI e as nga LSDM. Ata thanë se ende refuzojnë të ulen në tavolinë me BDI dhe se tashmë ia kanë ofruar nënshkrimet LSDM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.