fbpx

Banorët e Gjevgjelisë sot vendosin për hapjen e minierave të reja

-

Banorët e Gjevgjelisë sot në referendum duhet të përgjigjen në pyetjen se a janë “për” ose “kundër” hapjes së minierave të reja në territorin e komunës. Siç shkruajnë mediat, Qeveria periudhën e kaluar ka dhënë koncesione për kompani ndërkombëtare për hulumtime gjeologjike në dy lokalitete në komunën e Gjevgjelisë gjegjësisht në rrafshinat e malit Kozhuf.

Aktivistë të shoqatës civile “Shpëtim për ne” (Spas za nas) nga Gjevgjelia që filluan nismën e referendumit, druajnë se hulumtimet e hollësishme gjeologjike do të bëhen me eksploziv dhe mekanizim të madh ndërsa gjatë ndarjes së arit nga miniera do të përdoret cianid, që negativisht ndikon ndaj ambientit të jetesës dhe shëndetit të njerëzve.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.