fbpx

Banka Botërore parasheh rritje ekonomike prej vetëm 2%, më të ulët në rajon

-

Rritja ekonomike në Maqedoni pritet të ngadalësohet dhe të arrijë nivelin e vetëm 2% në vitin 2016-të nën ndikimin e uljes së investimeve, thuhet në raportin më të ri ekonomik të Bankës Botërore për Evropën Juglindore, që sot u prezantua në Shkup.

“Për herë të parë pas 6 viteve, investimet kishin kontribut negativ në rritjen ekonomike, që është e kundërta nga vendet e rajonit. Konsumi është bërë lëvizësi kryesor i rritjes, i mbështetur nga punësimet dhe rrogave më të larta publike dhe transferimeve” deklaroi Bojan Shimbov, ekonomist në zyrën e Bankës Botërore në Maqedoni.

Rritja kryesisht është ndikuar edhe nga ndërtimtaria e cila është rritur për 19,3% në nivel vjetor, që është mbështetur nga investimet publike, e që nga ana tjetër, ka pasur ndikim edhe ndaj rritjes së borxhit publik.

Në raport përmendet edhe se papunësia edhe më tej po shënon ulje, por  papunësia tek të rinjtë ka shënuar rritje prej më shumë se 50% edhe krahas programeve qeveritare për avancimin e punësimit tek të rinjtë.

Shimbov theksoi se këtë vit është ulur norma e popullatës aktive të punës, që do të nënkuptonte se ata që kanë qenë të papunë në afat më të gjatë ose kanë hequr dorë nga kërkimi i punës ose ka trend të shpërnguljes nga vendi.

89% e vendeve të hapura të punës janë me stimulim fiskal gjegjësisht mbështetje nga shteti, që në afat të mesëm është presion ndaj fondit pensional. Në vitet e fundit, 45% e të ardhurave në fondin e pensionit janë nga buxheti, që nënkupton se është i varur nga shteti.

Edhe këtë vit ka ngecje në konsolidimin fiskal, që ndikon ndaj rritjes së deficitit buxhetor dhe borxhit publik.

“Deficiti buxhetor është rritur nga 3,2% fillestar të PBV-së në 4,1% për shkak të shpenzimeve buxhetore të rrogave, pensioneve dhe transferimeve sociale si dhe për shkak të harmonizimit të konsumit lidhur me menaxhimin e vërshimeve” shtoi Shimbov.

Kur jemi tek rajoni, për Shqipërinë parashihet rritje prej 3,2%, B e H 2,8%, Kosovën 3,6%, Malin e Zi 3,2% dhe Serbinë 2,5%.

Për vitin e ardhshëm, Banka Botërore parasheh rritje prej 3,3%, me kusht që të mbahen zgjedhjet dhe të formohet qeveria stabile.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.