Ban Ki Mun në Athinë dëgjoi qëndrimet greke për kontestin me emrin


       
Athinë, 18 Qershor, 2016 - 17:31 (META) 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun sot në Athinë bisedoi me krerët e shtetit grek për krizën me refugjatët, kontestin e emrit dhe çështjen qipriote.

Ban Ki Mun sot në mëngjes u takua me kryeministrin Aleksis Cipras, me të cilin u fokusuan në krizën e refugjatëve ndërsa në takimin e pasdites me shefin e diplomacisë Nikos Kozias u diskutua për kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Nikos Kozias dhe Ban Ki Mun ka shtjelluar qëndrimet greke rreth emrit dhe i ka dëgjuar edhe idetë e sekretarit të përgjithshëm për këtë temë.

Kjo është vizita e dytë e Ban Ki Mun në Greqi pas vitit 2009. Në takim me Cipras është biseduar kryesisht për krizën e refugjatëve. Edhe Cipras edhe sekretari i përgjithshëm apeluan se nevojitet solidaritet dhe respektim të të drejtave të njeriut për menaxhim më të mirë të këtij problemi global.