fbpx

ASHAAM-i nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për kaosin mediatik, thonë nga Qeveria

-

Qeveria dhe Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike (ASHAAM) dje dhe sot këmbyen sulme të ashpra për problemet në sferën mediatike gjatë periudhës së kaluar, pas akuzës së bërë të premten nga ministri Robert Popovski se Agjencia me vite nuk ka funksionuar dhe nuk i ka kryer kompetencat e veta, në kontekst të riemetimit të shërbimeve të huaja programore pa të drejta autoriale.

ASHAAM-i dje reagoi se bëhet fjalë për “deklarata të paargumentuara, paushalle, qëllimi i të cilave është të diskreditohet Agjencia, e veçanërisht befason fakti se ato janë dhënë nga një ministër që ka për detyrë primare informimin e saktë dhe të argumentuar të publikut”.

Nga ASHAAM-i thonë se operatorët që riemitojnë programe duhet t’i regjistrojnë ato në Agjenci, dhe me këtë rast dorëzojnë deklaratë me përgjegjësi të plotë se për riemetimin e pakove programore i kanë rregulluar të drejtat autoriale dhe të ngjashme.

“Agjencia rregullisht bën monitoring mbi operatorët kabllovikë dhe në qoftë se konstatohet se ndonjë operator riemeton shërbime të paregjistruara programore, atij i shqiptohet masë dhe urdhërohet që menjëherë t’i shkyçë shërbimet programore. Njëkohësisht, Agjencia i njofton poseduesit e të drejtave, që të munden të inicojnë procedurë adekuate kundër operatorit, duke pasur parasysh se Agjencia nuk ka mundësi të ngrejë procedurë gjyqësore në emrin e tyre”, thuhet në reagimin e ASHAAM-it.

Në vitin 2015 për këtë arsye agjencia ka shqiptuar 62 masa dhe ka inicuar 23 procedura kundërvajtëse, ndërsa në vitin 2016 ka shqiptuar 13 masa pa asnjë procedurë kundërvajtëse. Vitin e kaluar ka shqiptuar vetëm gjashtë masa, përsëri pa asnjë procedurë kundërvajtëse.

“Duke pasur parasysh faktin përmasat dhe diapazoni i mbikëqyrjeve të realizuara ka qenë nivel të njëjtë gjatë viteve të përmendura, zvogëlimi i dukshëm i kundërvajtjeve tregon vetëm një gjë – se Agjencia siguron implementim konsekuent të ligjit”, thuhet në reagim.

Mirëpo, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, sot reagoi ndaj ASHAAM-it duke thënë se Agjencia nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për kaosin mediatik gjatë viteve të kaluara.

“Si organ rregullator për mediat në Maqedoni, ASHAAM-i është drejtpërdrejt përgjegjës për diktatin e papenguar politik dhe financiar të ushtruar mbi mediat, raportet e paqarta dhe të parregulluara ndërmjet operatorëve dhe mediave, shkeljen e të drejtave autoriale etj. Më kot agjencia tenton të fshehet pas numrave dhe statistikave që nuk kanë dhënë asnjë efekt për parandalimin e kaosit të tillë në sferën mediatike në vend. Kaosi mediatik është heshtur vazhdimisht nga institucionet kompetente, nga të cilat përgjegjësi më të madhe për të vënë rend ka ASHAAM-i. Për këtë arsye edhe u paraqit nevoja për ndryshimin e Ligjit për shërbime audio dhe audio-vizuale mediatike”, thuhet në reagimin e qeverisë.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.