fbpx

Arifi: Do të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale

-

Nënkryetarja e BDI-së dhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi deklaroi se për epilog të krizës politike më me rëndësi është të pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit. Ajo nuk përjashton mundësinë për takim liderësh, duke shtuar “BDI asnjëherë nuk u ka ikur takimeve, pa marrë parasysh a kanë qenë takime liderësh apo të niveleve tjera”.

“Më me rëndësi është që të zgjidhet kryetar i Parlamentit. BDI-ja asnjëherë nuk është larguar nga takimet qofshin ato të liderëve ose të niveleve tjera, por sidoqoftë, duhet që të zgjidhet kryetar. Për shtetin nuk është mirë që të ketë precedent nga ana që për shkak të arsyeve të ndryshme nuk është në shumicë, me çka po bllokohet një proces. Mendoj se ne duhet që të dalim nga ai precedent, të formohen institucionet dhe në korniza të atyre institucioneve të bisedohet dhe të gjendet zgjidhje për dalje nga kriza politike” tha Arifi.

Ajo tha se mbajtja e zgjedhjeve lokale tani varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deri ku është dorëzuar nismë për prolongimin e afatit të kompetencave të kryetarëve, nëse nuk ka vendim për shpalljen e zgjedhjeve lokale.

“Kur keni një krizë të tërë kushtetuese, kur Parlamenti nuk miraton ligje të reja, kur Qeveria dhe administrata në një situatë të tillë do të jetë më komplekse me komunat. Është me rëndësi që të kihet një datë të zgjedhjeve, nuk mundet që kjo gjë të jetë pakufi dhe do të presim se si do të vendose Gjykata Kushtetuese. Duhet që kjo të përfundoje, të dihet edhe data për zgjedhjet që të mos kanë qytetarët probleme, por edhe administrata”, theksoi Arifi.

Mandatet e kryetarëve dhe këshillave të komunave skadojnë më 14 maj.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.