fbpx

Andovi spekulon për ndërhyrje të Millosheviqit në atentatin e Gligorovit

-

Për një ndërhyrje të mundshme të ish  kryeministrit serb Sllobodan Milloshevi1 dhe shërbimeve sekrete jugosllave në atentatin e Kiro Gligorovit spekulon Stojan Andov në një intervistë për gazetën greke “Katimerini”. Edhe pse Andovi drejtpërdrejt nuk përmend emrin  e Millosheviqit, prapëseprapë nëpërmjet të deklaratave për pakënaqësi të kryeministrit serb nga Marrëveshja e Përkohshme midis Maqedonisë dhe Greqisë aludon në ndërhyrjen e tij të mundshme dhe motivit për orvatje për atentat të ish presidentit maqedonas.

– Atentati erdhi nga shërbimet sekrete me një motiv politik. Pa ndërhyrjen e shërbimeve sekrete nuk do të kishte mund të ndodhte asgjë. Vetëm ata mund ta organizonin këtë. Mafia nuk kishte lidhje me këtë – thotë Andov për gazetën greke.

Njëri nga supozimet e tij për motivin e atentatit është Marrëveshja e Përkohshme me Greqinë. Supozohet se presidenti  serb nuk ka qenë adhurues i idesë për nënshkrim të marrëveshjes e cila do të çojë drejt përmirësimit të marrëdhënieve maqedono-greke.

– Millosheviqi nuk dëshironte që Kuvendi maqedonas ta ratifikonte Marrëveshjen dhe me siguri ju kujtohet se veç Greqisë, atëherë dhe Jugosllavia nuk pranonte Maqedoninë. Nëse ne do ta ratifikonim  Marrëveshjen e Përkohshme në Parlament, do t’i përmirësonjim lidhjet me Greqinë dhe Millosheviçi nuk dëshironte këtë. Ai dëshironte të qëndrojmë në pasiguri, që ai të na mbante dorën, të jemi sa më pak stabil, që të mund të na mbaj dorën dhe t’i rrëfejë Greqisë se do të ndërmjetësojë për emrin – komenton Andovi për Katimerini.

Vlerësimi i tij është se Millosheviqi nuk kishte dashur marrëveshje e cila do të ndihmonte t’i vihet fund pasigurisë rreth idesë nëse në fakt do të arrijë sukses në jetë shteti i ri maqedonas, ndërsa Marrëveshja Kohore kishte qenë pikërisht një marrëveshje e cila nga pasiguria, çon Maqedoninë në ujëra më të qeta.

Për të, fakti se atentati po ndodh dy ditë përpara votimit të Marrëveshjes së Përkohshme në Parlament, nuk është vetëm një koincidencë. Andov na e rikujton se një ditë përpara përpjekjes për atentat, Gligorovi kishte udhëtuar në Beograd pa informuar atë. Shoqëruesi i vetëm në udhëtim ka qenë këshilltarja e tij, Zhana Osmanli. Siç tregon, Millosheviçi gjatë atij udhëtimi kishte nisur një pyetje rreth lidhjeve midis dy shteteve. “Kur ndodhi përpjekja për atentat dhe kur mësova se këshilltarja kishte qenë me Gligorovin në këtë takim, e luta atë që të më informonte shkurtimisht për bisedën. Ajo më ofroi një dokument në të cilin shkruante se Millosheviqi kishte kërkuar nga Gligorovi që Serbia dhe Maqedonia të formojnë një Union Doganor. Sipas dokumentit, Kiroja i kishte thënë se kjo nuk mund të ndodh dhe se nuk e pranon atë “, thotë Andov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.