Ambasadorët Ahmetit ia kanë konfirmuar mbështetjen për formimin e qeverisë së re


       
Tetovë, 3 Maj, 2017 - 23:06 (META) 

Lideri i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti sot në selinë e partisë në Reçicë të Vogël të Tetovës ka realizuar takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe Çarls Garet, të Holandës Vauter Plomp, Suedisë Mats Stefanson dhe me Marko Akvatiçi nga ambasada e Gjermanisë, njoftojnë nga partia.

“Në takim mysafirët përshëndetën zgjedhjen e Kryeparlamentarit nga mazhoranca e re në Kuvendin e Maqedonisë si dhe rikonfirmuan mbeshtetjen e plotë të BE­së, për sa i përket formimit sa më të shpejtë të institucioneve ekzekutive, që vendi përmes qeverisë së re reformuese të vazhdojë sa më shpejtë rrugën e proceseve integruese drejt BE-së dhe NATO-s”, njoftojnë nga BDI.