fbpx

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ua heq vizat gjykatësve dhe prokurorëve për shkak të korrupsionit

-

Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi se do të hiqen të gjitha vizat jo- emigrante për disa gjykatës dhe prokurorë shqiptarë. Në njoftim thuhet se ata e kanë marrë vendim pasi kanë konfirmuar se nëpunësit nuk janë të kualifikuar për viza.

“Ambasada e SHBA-së mori këtë aksion para procesit të kontrollit përmes të cilit do të vlerësohet nëse persona të caktuar zyrtarë lidhen me korrupsion si dhe për shkak se kishte keqpërdorim flagrant të vizave zyrtare nga ana e një prokurori të lartë dhe bashkëshortes së tij, që solli shfuqizimin e vizave të tyre. Ambasada e SHBA-së seriozisht i merr parasysh treguesit për korrupsion dhe do të vazhdoj t’i verifikoj vizat e nëpunësve gjyqësor dhe aplikacionet për viza me kontroll shtesë. Departamenti i shtetit ka autorizime të gjera të refuzoj apo tërheq viza në bazë të informacioneve që tregojnë se bartësit të vizës mund të mos i lejohet hyrja në SHBA dhe do të vazhdoj të shfrytëzoj këtë organ për avancimin e përpjekjeve për luftën me korrupsionin në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.