fbpx

Aktakuzë ndaj Zoran Bozhinovskit për spiunim

-

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit pas procedurës hetimore, sot deri në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka ngritur aktakuzë kundër gazetarit dhe pronarit të portalit “Burevesnik”, Zoran Bozhinovski.

Ai, siç njoftojnë nga Prokuroria, ngarkohet për bashkim kriminel, spiunim dhe shantazh. Prokuroria gjithashtu ka kërkuar nga gjykata që t’i vazhdohet  paraburgimit të njëjtit.

Bozhinovski në vitin 2013-të ishte njëri nga të dyshuarit në rastin “Spiun”, por pasi ishte i pakapshëm për organet e rendit, hetimi ndaj tij u pezullua. Më 21 prill të këtij vitit, Bozhinovski u ekstradua nga Serbia në vend, pasi u arrestua nga autoritetet serbe në bazë të fletë- arrestit ndërkombëtarë, që autoritetet e Shkupit e lëshuan ndaj tij në vitin 2013-të.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.