fbpx

Ahmeti: Për momentin nuk shoh dritë në fund të tunelit

-

Kryesia qendrore e BDI-së sot ka mbajtur takim të shkurtë në Reçicë të Vogël, pas çka lideri i partisë, Ali Ahmeti theksoi se nuk sheh dritë në fund të tunelit, shkruan “A1on”.

“Po bëhen përpjekje maksimale për ta tejkaluar krizën por kjo nuk do varet njëanshëm por duhet vullnet nga të gjitha palët. Të gjithë duhet të ndihmojnë për ta tejkaluar krizën sepse janë bllokuar të gjitha institucionet e shtetit”.

Duke komentuar kërcënimet e partnerit të deritanishëm qeveritar Nikolla Gruevskit, Ahmeti tha se të njëjtat nuk ndihmojnë vendin që të kapërcejë situatën e krijuar pas zgjedhjeve.

Në pyetjen nëse do t’i tërheqin ministrat nga qeveria teknike, Ahmeti tha se nuk sheh arsye për këtë sepse ashtu kjo qeveri është në largim.

“Për momentin jemi fokusuar që të zgjedhim kryetarin e Kuvendit”, tha Ahmeti.

 

  • Ознаки
  • BDI

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.