fbpx

Ahmeti: Të martën do të zgjidhet prokurori

-

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti përsëriti qëndrimin e BDI-së sa i përket Prokurorit Special i cili duhet të zgjidhet deri të  martën më 15 shtator. Sa i përket debatit rreth numrit të prokurorëve, BDI propozon që të ketë 3 prokurorë shqiptarë në mesin e 8 prokurorëve që do të përbëjnë stafin e prokurorit special. Lideri i BDI-së Ahmeti  i shpaloste këto qëndrime, në një intervistë për të përditshmen “Koha”.

“Që në ditën e  parë kemi shprehur gatishmërinë për të prezantuar edhe kandidat potencial për këtë post të rëndësishëm dhe këtë e kemi bërë tashmë edhe zyrtarisht, pa paragjykuar zgjidhjen përfundimtare e cila duhet të jetë konsensuale midis katër partive politike dhe komunitetit ndërkombëtar- thotë Ahmeti, transmeton “Alsat M”.

Për  rastin “ Maxhar Telekom” ku përmenden ai dhe bashkëpunëtorët e tij  më të ngushtë, Ahmeti  thotë se këto janë shpifje që kanë për qëllim dëmtimin e BDI-së dhe shqiptarëve në prag të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Në të njëjtën vijë është edhe fushata intensive me shpifje nga më të ndryshmet në adresë timen dhe të BDI-së përfshirë edhe pretendimet e një eksponenti të shërbimit sekret të dënuar për mashtrim, i cili bën përpjekje të implikojë emrin tim dhe të bashkëpunëtorëve, në një ngjarje inekzistuese të para 10 viteve. Unë ju siguroj që të gjitha këto konstruksione janë shpifje ordinere në shërbim të fushatës së lartpërmendur dhe për fat të keq qytetarët do të terrorizohen edhe më shumë me lajme të tilla deri në përfundim të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, thotë Ahmeti 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.