fbpx

Ahmeti ka njoftuar Dankanin për mundësinë BDI të qëndrojë në opozitë

-

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e sotëm me sekretarin shtetëror britanik për Evropë dhe Amerikë, Alen Dankan, mes tjerash e ka informuar diplomatin edhe për takimin e sotëm të kryesisë qendrore të partisë.

Ahmeti, siç njoftojnë nga partia, ka theksuar se në takim do të diskutohet mundësia dhe opsionet e partisë, duke pasur parasysh rezultatet zgjedhore, “përfshirë edhe mundësinë që BDI të qëndrojë në opozitë”.

Nga ana e diplomatit britanik është shprehur mbështetja e Britanisë së Madhe për Maqedoni stabile dhe progresive. Dalkan ka theksuar se zgjidhja e situatës është në duart e partive politike në vend.

“Ahmeti theksoi se gjatë miratimit të vendimit do ta ketë parasysh vullnetin e votuesve të BDI-së, shqiptarëve, por edhe pritjet e qytetarëve dhe miqve ndërkombëtarë. Vendi gjendet para shumë sfidave dhe BDI do të luaj rol konstruktiv”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se zgjedhjet në vend kanë qenë demokratike dhe të besueshme dhe kanë nxjerrë rezultat të ngushtë për partitë politike.

Lideri i BDI-së ka thënë më tej se rrumbullakimi i Marrëveshjes së Ohrit, sundimin i të së drejtës si dhe integrimi euro- atlantik janë kushte për stabilitetin dhe sigurinë në vend dhe ka kërkuar mbështetje nga Londra për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.