fbpx

Afati i ultimatumit të “Revolucionit shumëngjyrësh” skadoi- nesër protestë masovike

-

Lëvizja qytetare “Protestoj” për nesër ka paralajmëruar protestë masive për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të tyre.

Në paralajmërim theksojnë se nuk do të lejojnë negociata për ardhmërinë e qytetarëve me dyer të mbyllura dhe se janë të mllefosur me elitat politike që po i mbajnë shumë gjatë qytetarët në një status quo me negociata të pasuksesshme dhe jo transparente, pa pjesëmarrjen e qytetarëve.

“Jemi lodhur me negociata në të cilat ne jemi vëzhgues pasiv! Zëri ynë duhet të dëgjohet edhe nga Qeveria edhe nga opozita! Dhe do të dëgjohet! Nëse jo në atë dhomë të vogël të bisedimeve, do të na dëgjojnë  në rrugët dhe sheshet e këtij shteti!”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.