fbpx

Prokuroria tërë vitin ka grumbulluar dëshmi për aferën “Aktor”

-

Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është duke grumbulluar dëshmi për rastin “Aktor”, që në mars të këtij vitit në konferencë shtypi, e publikoi LSDM-ja opozitare, njoftuam për “Meta” nga Prokuroria, pas heshtjes prej 1 viti e duke u përgjigjur në pyetjen: A është duke u zhvilluar edhe më tej hetimi për rastin “Aktor”?

“Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit është duke ndërmarrë aktivitete dhe është duke grumbulluar dëshmi që janë të patjetërsueshme për zbardhjen e rastit “Aktor”. Duke pasur parasysh se rasti është kompleks, në prokurorinë kompetente po ndërmerren veprime për grumbullimin e provave, të patjetërsueshme për konfirmimin e rrethanave për kryerjen e ngjarjes konkrete juridike- penale- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Publike  për “Metën”.

Еkipi i Metës” dje vizitoi lokacionin ku kompania greke “Aktor” është duke ndërtuar magjistralin Demir Kapi- Smokvicë. Punimet ndërtimore zhvilloheshin me avaz të përshpejtuar ndërsa për aferën që e tronditi kompaninë, punëtorët që i takuam, thanë se asgjë nuk dinë dhe se fare nuk kanë dëgjuar për diç të tillë.

LSDM-ja opozitare vitin e kaluar në mars, në konferencë shtypi, prezantoi dokumente dhe doli me konfirmim se disa shtetas grek përmes përfaqësisë të kompanisë greke “Aktor” në vend, kanë marrë milion euro para në dorë nga filiali i Bankës Ekonomike në Negotinë.

Siç pohonte atëherë LSDM, bëhet fjalë për shumë prej diku 3,5 milion euro. Paratë, sipas njohurive të tyre, janë ngritur disa herë, ndërsa rasti i parë është regjistruar kah mesi i vitit 2013.

Drejtoria për zbulim financiar, vitin e kalua deri tek prokuroria themelore publike dorëzoi raport për transaksione të dyshimta. Nga Prokuroria atëherë njoftuan se është ngritur procedurë para- hetimore për rastin “Aktor”, por më pas sikur u harrua rasti dhe prej atëherë nuk kishte kurrfarë të dhëna për rrjedhën e procedurës dhe se në çfarë faze ka arritur hetimi.

Kështu ishte deri të dielën kur televizioni Telma, duke u thirrur në raportin e иraportin e OBZhE-së

njoftoi se autoritetet greke kanë ngritur hetim kundër  “Aktor” nën dyshimin për dhënien e ryshfetit ndaj zyrtarëve në Maqedonisë, për ta fituar tenderin për ndërtimin e autostradës Demir Kapi- Smokvicë.

Organet greke, siç thuhet në raport, për hetimin e tyre, i cili përveç për ryshfet zhvillohet edhe për larje parash, ndihmë kanë kërkuar edhe nga autoritetet në Shkup e pasi nuk kanë marrë përgjigje, kanë kërkuar nga Euro- drejtësia që të jetë “lehtësues” në relacion Athinë- Shkup (Greek authorities contacted their counterparts in Eurojust to facilitate the request).

“Deri në këtë moment, në Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka arritur kurrfarë kërkese nga Euro- drejtësia për bashkëpunim dhe ndihmë juridike për këtë lëndë. Kjo prokurori deri më tani ka realizuar kontakte me organet kompetente të R. së Greqisë me kërkesë të ndihmës ndërkombëtarë juridike. Duke pasur parasysh se rasti është kompleks në rastin konkret juridiko- penal dhe në interes të hetimit, prokuroria kompetente nuk mund të nxjerr detaje në opinion”, thuhet në përgjigjen që deri tek “Meta” e dërgoi prokuroria themelore publike lidhur me këtë çështje.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.