Për NE

“Meta.mk” është agjenci e pavarur e lajmeve që ka filluar punën zyrtare më 11 nëntor 2014, si projekt i Fondacionit “Metamorfozis”. Agjencia prodhon lajme dhe informacione ditore në tri gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht, dhe herë pas here boton tekste në bullgarisht, serbisht dhe greqisht.

“Meta.mk”, si agjenci e pavarur e lajmeve në skenën mediatike vendore, ofron informacione të prodhuara në mënyrë profesionale, origjinale dhe të verifikuara, dhe në të njëjtën kohë, me përkthime në gjuhët e rajonit, bën përpjekje për të kapërcyer skenën mediatike të fragmentuar ballkanike dhe kontribuojnë në rritjen e fluksit të lajmeve dhe informacioneve.bazuar në fakte dhe për të ndihmuar në perceptimin e proceseve politike si një parakusht për pjesëmarrje kuptimplotë të qytetarëve.

Agjencia praktikon rregullisht gazetari të bazuar në të dhëna, ndërsa gazetarët që bashkëpunojnë me “Meta.mk” duhet t’i përmbahen Kodit të Gazetarëve.

“Meta.mk” e plotëson punën ekzistuese të iniciativave për kontroll civil dhe kundër përhapjes së dezinformatave dhe verifikimit të fakteve.

“Meta.mk” ka korrespodentë në qytetet e mëdha.

“Meta.mk” bashkëpunon me agjenci të ngjashme në rajon. Shkarkimi i teksteve gjatë kësaj periudhe është falas me atribuimin e detyrueshëm dhe lidhjen me tekstin origjinal.